Ish kandidati i AKR-së për Prishtinën Korab Sejdiu dhe Sekretarja Organizative e partisë Rejhan Vuniqi, kanë pritur sot në takim një delegacion të lartë nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI), kryesuar nga Sef Ashiagbor, këshilltare e lartë e NDI për partitë politike me seli në Washington DC, Daniel Mitov, ish-minister i Punëve të Jashtme të Bullgarisë dhe Francesca Binda, eksperte pwr parti politike dhe zhvillim parlamentar.
Gjatë këtij takimi ndër të tjera u diskutua dhe u vlerësua angazhimi dhe bashkëpunimi prej shumw vitesh i NDI me të gjitha partitë politike në Kosovë e në veçanti me AKR-në.
Edhe një here ata ofruan mbështetje dhe përkrahje të plotë në projektet e mëtutjeshme që do ta ndihmonin dhe avanconin Aleancën Kosova e Re në të ardhmen. Ata po ashtu i morën parasysh te gjitha kërkesat e AKR-së ndaj NDI dhe ekspertizës qe ajo ofron në programin, politikat dhe strategjitë partiake.
Në takim gjithashtu është diskutuar edhe për mundësitë e avancimit të pozitës së gruas në aspektin e përfaqësimit shoqëror dhe vendimmarrës./Arbresh.info.
Arrestohet një person në Mitrovicë për armëmbajtje pa leje
Arrestohet një person në Prishtinë, në shtëpi iu gjetën 20 q...
Zhegrova zgjedhet në formacionin e vitit në Ligue 1 nga tifo...
Kroacia mban zgjedhjet presidenciale
Sara i vendos një maskë Drilonit, Gresa e ngacmon
Inzaghi: Jam me fat që kam lojtarë të mëdhenj në klub