Aleanca Kosova e Re hap zgjedhjet e brendshme, premton qeverisje me duar të pastra

14:21 | 27 Tetor 2018
M. A.

Aleanca Kosova e Re sot ka hapur zgjedhjet e brendshme në të gjitha nivelet.

Në konventën e hapjes së zgjedhjeve të brendshme të AKR-së përpos pjesëmarrjes së qindra anëtarëve e simpatizantëve ishin të pranishëm edhe deputetë e ministra nga radhët e kësaj partie, shkruan arbresh.info/

Presidenti i AKR-së njëherësh edhe zëvendëskryeministër i Kosovës e Ministër i Jashtëm, Behgjet Pacolli, falënderoi të gjithë të pranishmit për prezencën e tyre e në veçanti falënderoi ish ministrin e brendshëm Flamur Sefaj e Bejtush Gashin.

Presidenti Pacolli tha gjithashtu se AKR i ka arritur synimet e saja si në pozitë dhe opozitë. AKR-ja është e popullit dhe do ti shërbej atij.

“AKR është për një shtet të zhvilluar. AKR nuk e sheh qeverisjen si diçka për të monopolizuar skenën politike. Qëndrimi ynë është zhvillimi, perspektiva ekonomike e vendit.

Për ne si AKR qeverisa është vetëm një dëshmi që ne jemi në shërbim të gjeneratave të reja. E kemi obligim që të punojmë me nderë dhe sinqeritet.

Që 12 vite ne jemi munduar t’i përmbahemi pikat tona. AKR është një parti liberale dhe liberalët punojnë për interesat e këtij shteti punojnë për zhvillim ekonomik dhe punojnë që proceset të ecin përpara”, tha Pacolli.

Sipas Pacollit, AKR është adresë gjithëpërfshirëse për qytetarët që kultivojnë vlera të tolerancës e vizioneve afatgjate. Sipas tij, AKR, punon vetëm për interesin e Kosovës.

“Jam betuar që do të punoj vetëm për interesat e Kosovës. Në Kosovë thashethemet janë çdo ditë sepse niveli i dijës është i tillë dhe ne këtë e kuptojmë e nuk na bëjnë asnjë përshtypje.

Ajo çka e mundon shoqërinë tonë, njerëzit e mi i kanë duart larg na kjo. Asnjëherë mos të mendoj që dikush i AKR mund të gjendet në flagrancë sepse nuk do të gjendet “, tha mes tjerash Pacolli.

Presidenti Pacolli kërkoi zgjedhje transparente dhe të lira brenda AKR-së.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri në hapjen e kësaj konvente zgjedhore tha se do të qëndroj deri në fund të politikës në partinë e AKR-së.

“Kam hyrë në këtë parti dhe do të qëndroj deri në fund. Si ne pozitë si në opozitë ne i kemi duart e pastra. Në nuk kemi ardh të pasurohemi këtu por kemi ardhur që të bëjmë shumë për këtë vend. Andaj na duhet përkrahja juaj që zhvillojmë këtë vend. Ka ardh koha që të ju tregojmë të gjithëve që jemi më të mirët e me të zotët që ti qojmë proceset përpara”, tha Bahtiri./Arbresh.info/

 

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/349319592299856/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme