Albulena Haxhiu spiunon në Kuvend, tregon çfarë ka dëgjuar nga Ilir Deda në bufe

17:31 | 21 Mars 2018
Arbresh.info

Seanca për Demarkacionin është ndërprerë për herën e katërt për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës nga Vetëvendosje.

E deputetja e kësaj partie, Albulena Haxhiu ka reaguar me një status në Facebook, duke sulmuar deputetin, Ilir Deda.

” Ilir Deda, deputeti i “moderuar” para pak minutash në byfen e deputetëve i tha Dardan Molliqajt, me qene në vend të tyre (s’e di ne vend te kujt, ndoshta të Kadri Veselit) i kisha qit zhag dhe shkelma jashtë këta të VV’së!”, ka shkruar Haxhiu./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme