Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu tha se votimi i Kodit Civil është i nevojshëm për Kosovën, pasi synon të anëtarësohet në Këshillin e Evropës.
Haxhiu tha se uron që Kodi Civil të trajtohet në seancën e ardhshme të Kuvendit dhe deputetët t’i japin mbështetje.
“Kodi Civil është në Kuvendin e Kosovës edhe ne presim që i njëjti të trajtohet në seancën e ardhshme, unë vlerësoj lartë reagimin që ka bërë zyra e BE-së në raport me nevojën që ka Republika e Kosovës për një dokument të tillë. Unë besoj që një reagim i tillë duhet të ketë parasysh edhe nga deputetët e Kuvendit, është dmth edhe kriter që neve na kërkohet që kodin ta miratojmë në Kuvend”, tha Haxhiu në TV1.
Haxhiu shtoi se ka dallime ndërmjet deputetëve, por që sipas saj, Kuvendi duhet t’i japë mbështetje këtij dokumenti.
“Natyrisht që kemi dallime ndërmjet deputetëve që unë konsideroj se mund të jenë normale…por unë besoj që Kuvendi do të duhej t’i jepte mbështetje këtij dokumenti”, potencoi Haxhiu.
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj