Google ADS

Albulena Haxhiu thotë se Qeveria po cenon sovrantitetin, fton partitë që të mbështesin mocionin

23:09 | 7 Shtator 2020
A Z

Anëtarja e VV’së, Albulena Haxhiu, ka ftuar partitë tjera që të nënshkruajnë mocionin e nisur nga subjekti i saj. Ajo thotë se është koha që të rrëzohet qeveria për shkak se ka cenuar sovranitetin e vendit.

“Në secilin vend normal, një Qeveri e cila me veprimet e saj cenon sovranitetin apo dëmton interesat e vendit apo qytetarëve, nuk do të qëndronte as edhe një ditë në pushtet!”, thotë ajo.

“Kundërshtimet që po i bëjnë partitë tjera për marrëveshjen e nënshkruar nga Hoti janë të mirëseardhura por ato mund të merren seriozisht vetëm kur përcillen me veprime konkrete. Ne kemi inicuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë por të njëjtin nuk kemi mundur ta procedojmë sepse na duhen 40 nënshkrime”

“I ftoj që ta mbështesin mocionin nëse përnjëmend janë të shqetësuar me qasjen e gabuar, të dëmshme e të rrezikshme të Qeverisë së paligjshme!”, përfundon Haxhiu.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme