Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj zërave që thonë se me shtimin e ministrive do të përfitojë edhe Lista Serbe.
Sipas saj kjo është e pasaktë dhe nuk qëndron, dhe për këtë ajo citon Kushtetutën e Kosovës.
“Kushtetuta e Kosovës e thotë qartë, nenin përkatës e gjeni në vijim”, ka shkruar ajo.
“3. Në Qeveri do të jenë së paku një (1) Ministër nga komuniteti Serb dhe një (1) Ministër nga ndonjë komunitet tjetër joshumicë në Kosovë. Nëse janë më shumë se dymbëdhjetë ministra, Qeveria do të ketë edhe një ministër të tretë, i cili përfaqëson një nga komunitetet joshumicë në Kosovë.”
“Pra është në diskrecion të Kryeministrit se cilin përfaqësues të komuniteteve e propozon Ministër. Propagandat dhe deklaratat e pavërteta kundrejt Lëvizjes asnjëherë nuk na kanë dëmtuar mirëpo nuk është korrekte para qytetarëve të thuhen qëndrime të pasakta”
VV sot i ka prezantuar një ofertë të re LDK-së. Oferta përmban shtimin e ministrive nga 12 sa ishin premtuar në fillim, në 14. Një ministri shtesë i është ofruar LDK-së, ndërsa tjetra minoriteteve.
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...