Anëtarja e Kryesisë së VV-së, Albulena Haxhiu ka kërkuar dorëheqjen e zëvendëskryeministrit, Driton Selmanaj pas deklaratave të tij për të pagjeturit.
Haxhiu ka thënë se përpos Selmanajt duhet të dorëhiqet edhe tërë Qeveria, shkruan Arbresh.info.
“D.Selmanaj duhet të shkarkohet sa më parë e pas tij e gjithë Qeveria”, ka shkruar shkurt ajo.
Ndërkohë, sot reagoi me një postim në Facebook, edhe vet Selmanaj, i cili tha se deklarata e tij është manipuluar për qëllime politike.
Sipas tij, deklarata e tij ka qenë e fokusuar drejt atyre që po e përdorin temën e të pagjeturve për përfitime politike.
“Deklarata ime e mbrëmshme është thënë vetëm dhe vetëm në këtë kontekst: MJAFTË më se jemi lodhur me përdorimin e temave tepër të ndjeshme për qëllime tejet të ulëta politike.
Kushdo që provon që me tema të tilla të ndërtoj kauzë politike kundër kundërshtarëve politik, apo të provoj që mbi to të ndërtoj karrierë politike është TURP, TURP që as toka nuk mund ta mbaj”, shkroi Selmanaj ndër të tjera.
Rama: Ju uroj të gjithë besimtarëve të krishterë, gëzuar Kri...
Luani – Horoskopi vjetor për 2025: Ky është viti kur karrier...
A janë të sigurta mandarinat? Në Elbasan hezitojnë t’i...
Media britanike “Express”: Shqipëria ndër vendet më të mira ...
Mbi 2 milionë e 100 mijë përdorues të telefonisë mobile në K...
Tërmeti me magnitudë 5.7 ballë godet Argjentinën