Albulena Haxhiu i shkruan Sekretarit Permanent të Konferencës së Hagës, Christophe Bernasconi

16:39 | 14 Shkurt 2020
Arbresh.info

Sot, Ministria e Drejtësisë i është drejtuar me një letër kërkesë Konferencës së Hagës për të Drejtën Ndërkombëtare Private për të shqyrtuar mundësitë e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në këtë institucion tejet të rëndësishëm.

Përmes këtij anëtarësimi, por bazuar edhe në përvojën në anëtarësimet në konventat e këtilla, Ministria e Drejtësisë është e bindur se një gjë e tillë, do të mundësonte zbatimin e unifikuar të konventave ndërkombëtare në çështjet e së drejtës ndërkombëtare private, si dhe do të lehtësonte qasjen në platforma dhe instrumente multilaterale që kanë të bëjnë me këtë fushë.

Për shkak të mos anëtarësimit në Konferencën e Hagës, është vështirësuar zbatimi i së drejtës në çështjet që lidhen me rrëmbimin ndërkombëtar të fëmijëve, në aspektin civil, si dhe në konteste familjare dhe trashëgimore për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Kësisoj, Ministria e Drejtësisë do të punojë me përkushtim në integrimin e Republikës së Kosovës organizata rajonale dhe ndërkombëtare me qëllim të lehtësimit në realizimin e të drejtave të qytetarëve të saj./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme