Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se sot ka dërguar në Agjensionin Kundër Korrupsionit, vendimin e djeshëm të Qeverisë për rritje pagash të zyrtarëve qeveritarë.
Haxhiu, përmes një statusi në Facebook ka thënë se këtë vendim VV do ta dërgoj edhe në Gjykatën Kushtetuese, shkruan arbresh.info.
Lexoni të plotë statusin e saj:
Sapo e dërgova vendimin e djeshëm të Qeverisë në Agjensionin Kundër Korrupsionit për shkak të konfliktit të interesit.
Nga Agjencioni Kundër Korrupsionit kam kërkuar që të hetoj këtë vendim e po ashtu të paraqesë kallëzim penal në Prokurori.
Këtë vendim do ta dërgojmë edhe në Gjykatën Kushtetuese sepse është në shpërputhje me gjendjen socio ekonomike. Gjykata Kushtetuese pikërisht për shkak të kësaj, pati pezulluar nenet që kanë pasur të bëjnë me privilegjet e deputetit.
Vendimi i Qeverisë, është vendim skandaloz.
Me pas kryeministri rrogën më shumë se 10 fishi i pagës mesatare në vend është e papranueshme.
Një pensionist i merr 75 euro, qytetarët që marrin ndihmë sociale edhe më pak. Me një kalkulim të thjesht i bie se Haradinaj me ministra do t’i kenë pagat më shumë se 40 fishi i pensioneve!
Z.Haradinaj me këto veprime po e dëshmon që e ka dashur postin e kryeministrit për tu pasuruar edhe më shumë!
Nëse aq shumë po i dëshironi parat, hiqni dorë nga politika dhe provojeni fatin në biznes!/arbresh.info/
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane Karbohidrate Kartotat dhe Barishtet Jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?
Çaji i hudhrës – arsyet shëndetësore pse duhet të pini çdo m...
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën