Ka nisur punimet konferenca dyditore në kuadër të Javës së Gruas 2020, e organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik e mbështetur nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID.
Këtë të martë temë ka qenë “Krizat globale: Ndikimi i tyre në barazinë gjinore”, ku pjesëmarrëse ishin ish Sekretarja e Shtetit të SHBA-së, Madeleine Albright si dhe ish Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Albright ka theksuar nevojën e rritjes së numrit të grave pjesëmarrëse në proceset politike si dhe luftimin e pabarazisë.
“Është shumë i rëndësishëm roli i qeverive demokratike dhe roli i grave në demokraci. Të drejtat e grave janë të drejtat e njeriut”, është shprehur ajo, thuhet në kumtesë, transmeton Klan Kosova.
“Gratë janë gjysma e popullsisë në çdo vend dhe është humbje e burimeve njerëzore në qofte se ato nuk janë pjesë e udhëheqësisë”.
Albright gjithashtu ka folur për Kosovën, derisa kujtoi vizitën e saj të fundit në Prishtinë.
“Kosova ka një rol të rëndësishëm në Ballkan dhe jam krenare për zhvillimet e deritanishme këtu”.
“Demokracia është e vështirë, është gjithmonë një udhëtim, duhet vazhdimisht të punohet dhe ka nevojë për pjesëmarrjen e të gjithëve dhe respektin e ndërsjellë. Kosovës nuk mund t’i thuhet bëni të gjitha vetë. Duhet të vazhdojmë të punojmë së bashku. Jam shumë krenare me gjërat që kanë ndodhur në Kosovë dhe ende ka punë për t’u bërë, ashtu siç ndodh në shumë demokraci”.
Ndërkaq ish presidentja kosovare, Atifete Jahjaga, ka thënë se është e nevojshme që të ketë më shumë gra në pozita udhëheqëse dhe se duhet të punohet për përfshirjen e tyre dhe grupeve të margjinalizuara.
Këtë të martë në kuadër të këtij aktiviteti është diskutuar edhe për temën “Politika në Epokën e Digjitalizimit: Mundësitë dhe Sfidat për Gratë”, me pjesëmarrës Ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Phillip Kosnett dhe ushtruesen e detyrës së Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmanin.
Osmani ka pohuar se me epokën digjitale janë ofruar mundësi të shumta për të gjithë, megjithatë ka shtuar se ekziston prezenca e theksuar e dhunës online ndaj grave në politikë.
“Përkundër komenteve të shumta të cilat mbi 90% kanë të bëjnë me mënyrën se si vishesh, me dukjen dhe peshën tënde, as dhjetë përqind nuk kanë të bëjnë me punën tuaj. Tani duhet të fokusohemi t’i eliminojmë barrierat që vajzat tona në të ardhmen të mos përballen me dukuri të tilla” është shprehur ajo.
Ndërsa, ambasadori Kosnett ka vlerësuar progresin e deritanishëm të pjesëmarrjes së grave në politikë duke shtuar se ende na presin sfida në të ardhmen.
“Nuk mjafton vetëm të ulesh në tavolinë. Duhet të dëgjohet zëri juaj”, ka pohuar ai.
Në Javën e Gruas 2020, janë duke marrë pjesë mbi 120 pjesëmarrës nën moton e përgjithshme “Ta ndryshojmë fytyën e politikës: Koha është tani!”.
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...