Kryetari i shoqatës shqiptare në SHBA “Vatra”, Elmi Berisha, e ka quajtur lajm jashtëzakonisht të mirë për shqiptarët përfshirjen e mundshme të ish Sekretares së Shtetit të SHBA-së, Madeliene Albright në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.
“Albright është personalitet që e njeh situatën në Ballkan dhe Evropë. Ka qenë mike e përbetuar e shqiptarëve. Është në nivel me Bob Dole, George Bush-in e vjetër, George Bush-in e ri…”, është shprehur Berisha, njofton Klan Kosova.
Ai në Edicionin Speciale ka thënë se nuk beson që administrata e Joe Biden do të marrë parasysh ndonjë kërkesë të serbëve sa i përket dialogut.
Sipas tij Albright është personi i duhur për t’i dhënë zgjidhje këtij procesi.
“Mënyrë më e mirë për ta zgjidhur këtë situatë është që Albright të jetë njeriu kryesor në bisedimet Kosovë-Serbi”.
Berisha ka theksuar se ajo nuk ka urrejtje për serbët.
“Ka qenë vajza e ambasadorit në Beograd dhe flet gjuhën serbe. Nuk e kam parë që ka urrejtje ndaj serbëve. Ajo e ka rrejtje mentalitetin e qeverive nga Millosheviqi deri te administrata e tanishme e Vuçiq. Nuk është e kënaqur karshi qasja së tyre ndaj shqiptarëve dhe paqes. Ajo nuk ka diçka personale”.
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin