Kandidati i PSD-së për deputet të Kosovës, Dardan Molliqaj, ka postuar në facebook një video të vjetër të gazetarit Berat Buzhala, përmes të cilës ka akuzuar këtë të fundit me “krehje” të bishtit të Albin Kurtit, transmeton arbresh.info
“Kur Berat Buzhala fliste mirë për PDK-në, Albini e quante servil të Klanit Pronto. Por pavarësisht qëndrimeve të Beratit, akuzave e sulmeve që ua kishte bërë krejt aktivistëve të VV, nëse i braktisuri i PDK-së Berat Buzhala është gati t’ia krehë bishtin Albinit, atëherë ai është në rregull për Albinin. Ai pastrohet. Ashtu siç janë pastruar të gjithë ata keqpërdorues e mashtrues që i mbledhi në parti.”, ka shkruar Molliqaj.
Nga ana tjetër Molliqaj, duke e përngjarë Albin Kurtin me presidentin Thaçi, ka shkruar se Kurti po tregon që për të arritur në pushtet, ndërron qëndrime e nuk njeh metoda
“Albin Kurti po tregon që për të arritur në pushtet, ndërron qëndrime e nuk njeh metoda. Por sa më shumë që po e dëshiron pushtetin, aq më larg tij po shkon. Zaten, kështu bënte Hashimi. Kështu sot po bën Albini. Por historia përsëritet veç si farsë e komedi, asnjëherë nuk përsëritet njësoj ?”, u shpreh Molliqaj/arbresh.info/
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç