Google ADS

“Albini i pari e theu premtimin”, Molliqaj: U dakorduam që rastin e Astrit Deharit mos ta quajmë vrasje apo vetëvrasje

23:14 | 19 Prill 2022
L G

Kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj ka folur për rastin e Astrit Deharit, duke thënë se asnjëherë nuk ka thënë se Dehari është vrarë në burg.

“Astrit Dehari është përgjegjësi e shtetit. Në të gjitha deklarimet tona qysh në ditën e para pas rastit ne kemi thënë se është përgjegjësi e shtetit ajo që ka ndodhur me Astrit Deharin. Ne nuk kemi thënë asnjëherë nëse është vrasje apo vetëvrasje”, tha Molliqaj në RTV Dukagjini.

Ai thotë se që nga arrestimi i Astrit Deharit, deri në vdekjen e tij, vetëm dy veta kanë folur nga LVV.

“Vetëm unë dhe Visar Ymeri nga LVV kemi folur publikisht për arrestimin e Astrit Deharit. Për tre muaj Albini, Albulena, Glauku, Xhelali nuk kanë pasur asnjë paraqitje publike për rastin”.

Molliqaj thotë se në paraqitjen e parë publike të Albin Kurtit pasi Dehari kishte ndërruar jetë ishin dakorduar për atë çka do të thuhej në “Interaktiv”.

“Jemi mbledhur rreth 10 veta dhe kemi diskutuar se çfarë do të themi. Jemi pajtuar që rasti të mos quhet as vrasje e as vetëvrasje, por përgjegjësia për vdekjen e Astritit bie mbi shtetin. Hetimi do ta zbardhte cila është. Albini ishte personi i parë që ka folur në kundërshtim me dakordimin e të gjithëve. Por sot nuk flet më”.

Ish-sekretari i LVV-së thotë se megjithatë thotë se problemet mes Kurtit dhe tashmë anëtarëve të PSD-së kanë ndodhur tri javë para vdekjes së Deharit.

Të ngjashme