Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka njoftuar se subjektit të tij i është bashkuar një anëtare e re.Bëhet fjalë për Albana Morina-Xharra.
Kurti ka shkruar, se Albana i ka përfunduar në Universitetin POLIS në Tiranë në drejtimin disenj parametrik, në fushën e arkitekturës.
Derisa shton se bashkë me Albanën e shumë gra të tjera profesioniste, LVV-ja po rritet e forcohet, shkruan Arbresh.info.
Njoftimi i plotë nga Albin Kurti për këtë:
Albana Morina Xharrës i uruam mirëseardhje në Lëvizje bashkë me kryetarin e Qendrës së Prishtinës dhe ish ministrin e shëndetësisë, Arben Vitia. Studimet e nivelit master Albana i ka përfunduar në Universitetin POLIS në Tiranë në drejtimin disenj parametrik, në fushën e arkitekturës.
Ajo tani është drejtoreshë dhe arkitekte në Carto Pinto, një lokal në Prishtinë. Më parë ka punuar në ProCredit si analiste për menaxhim të dokumenteve dhe menaxhere për marrëdhënie me klientë.Albana pos gjuhës shqipe, flet edhe gjermanisht, anglisht e serbisht.Bashkë me Albanën e shumë gra të tjera profesioniste, VETËVENDOSJE! po rritet e forcohet, drejt fitores masive me 14 shkurt dhe qeverisjes së mirë më pastaj.
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi