Albin Kurti thotë të mos i urohet Vetëvendosjes fitorja, por popullit të Kosovës, e sipas tij, ky është ‘çlirimi i tretë’ i kosovarëve. Ai në një fjalim të gjatë ka falëndëruar edhe kundërkandidaten e tij, Vjosa Osmanin e LDK’së, të cilën e ka konsideruar inspirim për gratë.
Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje ka dalë para mbshtetësve të tij në sheshin “Skëndërbeu” në Prishtinë.
Kurti ka treguar se cka është për të fitorja e zgjedhjeve, sipas rezultateve preliminare, pas shumë vjetëve aktivizëm në politikë.
“6 tetori i vitit 2019 e shënon fillimin e entuzsiasmit të tretë. I pari ishte çlirimi i Kosovës në qershorin e 99’ës, i dyti ishte shpallja e pavarësisë, ndërsa i treti është tetori dhe fitorja e Vetëvendosjes. Tash e hapim një kapitull të ri me faqe të bardhë, sepse ju jeni ata që na keni sjell këtu”, ka thënë Kurti.
Ai thotë se tash secili do të jetë i barabartë, e sfidta që ka pasur VV’ja, vec e kanë rritur.
“Nuk do të ketë më njerëz që pasurohen brenda natës, e as brenda javës. Të gjithë do të jeni të barabartë sepse ne do t’i përmbushim premtimet tona, sepse do t’ju shërbejmë juve”, ka thënë Kurti.
“Kemi pasur shumë pengesa e sfida, shumë vështirësi e të këqija, por ato na kanë kalitur”.
Në fund ai i ka falëndëruar kundërkandidatët e tij, e veçmas Vjosa Osmanin e LDK’së, që sipas tij, ka qenë inspirim për gratë kosovare.
“Edhe ata që kanë sulmuar, vec na kanë kalitur në këtë fitore të madhe. Edhe kundërshtarët e mi në këto zgjedhje i falëndëroj për konstruktivitetin. Në veçanti dua ta falëndërojë zonjën Vjosa Osmani. Ajo me fushatën e saj ka inspiruar shumë gra që të aktivizohen në shoqëri, në ekonomi… Prandaj unë dua që të bashkëpunojë me Vjosën” , ka thënë Kurti.
Lideri i VV’së ka thënë se Qeveria nuk do të jetë për partinë e tij, por VV’ja do të jetë për cdo qytetar të Kosovës.
8 vjet pa Astrit Deharin, Kurti: Jemi të gatshëm si lëvizje ...
Osmani: Kosova e bekuar me përkrahjen bipartizane amerikane
UNICEF lanson raportin: Analizë mbi gjendjen klimatike për f...
Begaj në Lushnjë: Promovim markave vendase të produkteve buj...
Dogana dhe IPK arrestuan një zyrtar doganor dhe një zyrtar p...
Lavrov krahason Kosovën me Ukrainën, kritikon OKB-në