Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, së bashku me sekretaren organizative, Vlora Haxhimehmedi, deputeten, Arbërie Nagavci, kryetarin e Qendrës, Agon Batusha, nënkryetarin, Bashkim Rrahmani, asambleistë dhe aktivistë, vizitoi ekspozitën e shoqatës së intelektualëve të Gjakovës “Jakova”, me rastin e 15 vjetorit të themelimit të saj.
Me këtë rast, kryetari i shoqatës Ruzhdi Sefa i njoftoi të pranishmit me historikun e kësaj shoqate dhe aktivitetin e saj gjatë kohës, ndërkaq ish kryetari, Xhevat Koshi, prezentoi veprat e botuara nga kjo shoqatë dhe anëtarët e saj. Ai i dhuroi kryetarit, Kurti librin “Kujtime Jetike” të shkruar nga Akademik, Minir Dushi.
Në vazhdim të vizitës në Gjakovë, kryetari Kurti vizitoi edhe fabrikën për prodhimin e llaqit, ngjyrave dhe ngjitësit “Le Fix”, ku me pronarin Rrustem Leti bisedoi mbi procesin e punës, sfidat, arritjet e pengesat. Me këtë rast u njoftua se sfidë kryesore është mungesa e kimistëve dhe e teknogëve të prodhimit, shumë të nevojshëm për këtë lloj prodhimi, problem për të cilin kryetari Kurti tha se është rezultat i drejtëpërdrejt i mungesës së përgjithshme të ndërlidhjes së arsimit me ekonominë në Kosovë./arbresh.info/
“Është turp që luajmë në Arabi Saudite”, Williams e thotë at...
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët ...
Policia jep detaje për njërin prej rasteve të bastisjeve në ...
Scholz: Paprekshmëria e kufijve është një parim që vlen për ...
Shtëpia e Bardhë: ShBA-ja mbështet një Kosovë sovrane që res...
“Ulja e çmimit të energjisë historike”, reagon sërish Rama: ...