Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ditë më parë ka pranuar një letër kërcënuese nga “Garda Vullnetare Shqiptare”, shkruan Arbresh.info.
Për këtë edhe është rritur siguria për shefin e qeverisë.
Në çdo lëvizje që bënë Kurti, jashtë qeverisë shoqërohet nga mbrojtja e afërt të cilët edhe po e bartin një çantë të zezë, që nënkupton sigurinë më të lartë që ju bëhet liderëve që cilësohen në shkallë të lartë të rrezikshmërisë.
Gjatë shkuarjes në Komunë është vërejtur se pjesëtarët e sigurimit të kryeministrit në detyrë, tani me vete po bartin çanta të zeza të cilat shndërrohen në antiplumb.
Në këto pamje që ka siguruar Arbresh.info, shihet edhe rritja e sigurisë që i është bërë Kurtit.
Kujtojmë, që me një çantë të tillë është siguruar edhe presidenti i ndjerë, Ibrahim Rugova.
Bile aso kohe kjo çantë i’u kishte dhënë dhuratë nga amerikanët.
Drizan Shala, ekspert i sigurisë, për Arbresh.info, ka thënë se kjo masë e mbrojtjes përdoret në rastet ku zyrtari i cili mbrohet lëviz jashtë makinës, për të garantuar sigurinë në rast se përdorët armë zjarri ndaj tij.
“Njësia e Mbrojtjes Afërtë ( NjMA) në kuadër të mjeteve operationale që kanë në mbrojtjen e personit më veçori të veçantë̈ ( Kryeministër , President, Kryeparlamentar ) kanë të quajtur “qantë” të zezë e cila përdoret në rast ku zyrtari i cili mbrohet lëviz jashtë makinës e cila ka B6 ( mbrojtjen ) për ti garantuar siguri në rast ndonjë sulmi nga personat duke përdorur arme zjarri.
Një çanta e tillë ndjek gjithmonë Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës./ Arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/679898706196061
Irani thotë se do t’i mbajë “këshilltarët ushtarakë” në Siri
Abdixhiku vizitoi familjen e Presidentit Rugova: 80 vite më ...
Haradinaj: Mbështetja e Holandës në procesin e integrimit në...
Kumanova regjistron disa zjarrvënie që dyshohet të jenë krye...
Bisedë e thellë mes Leos dhe Lelës, sqarojnë gjithçka mes ty...
Juventusi dhe Interi garojnë për të siguruar nënshkrimin me ...