I nomunuari për kryeministër nga VV, Albin Kurti ka uruar festën e Kurban Bajramit duke treguar edhe mesazhin që sipas tij sjellë Kurban Bajrami tek njerëzit.
“Secila festë fetare e sjell një mesazh e një simbolikë universale, por cili është mesazhi i Kurban Bajramit? Nga historia e Ibrahimit, që gjendet në themel të fesë islame por edhe asaj të krishterë e asaj hebreje, mësojmë se nëse jemi gati vërtet të sakrifikojmë gjënë më të shtrenjtë për qëllimin më të mirë, atëherë edhe do të fitojmë shumë, edhe nuk do të na duhet të sakrifikojmë aq shumë. Këtë mesazh e përkujton festa myslimane e Kurban Bajramit, tradita e së cilës e lyp që një e treta e kurbanit të konsumohet me familjarët, një e treta të jepet në miqësi e shoqëri, dhe një e treta të shkojë për të varfërit. Kjo simbolikë e sakrificës për ideal, e përkujdesjes për familjen, e besnikërisë për shoqërinë dhe mbi të gjitha e solidaritetit për ata që janë në gjendje të vështirë ekonomike, përbën mesazhin universal të kësaj feste. Me këtë rast i uroj të gjithë besimtarët, gëzuar, qofshi mirë e veprofshi mirë”, thuhet në urimin e Kurtit për festën e Kurban Bajramit.
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë