Google ADS

Albin Kurti uron delegacionin shqiptar për suksesin në Festivalin e Filmit në Venecia

12:44 | 10 Shtator 2023
E.H

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka përkrahur pjesëmarrësit nga Kosova në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Venedik.

Kurti ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në platformën X (ish-Twitter), një fotografi bashkë me kastin shqiptar në Venedik.

“Një vit i shkëlqyer për kinematografinë tonë në Festivalin e Filmit në Venecia! Urime Erenik Beqirit për fitoren e çmimit ‘filmi më i mirë Orizzonti’ me filmin ‘A Short Trip’ me Luana Bajramin dhe Tristan Halilajn dhe vetë Luanës për premierën e filmit të saj të dytë ‘Bota Jonë’ në Bienale”, shkroi Kurti.

Ndryshëm në edicionin e 80-të të Festivalit të Filmit pjesëmarrëse ishin edhe dy prodhime filmike kosovare, filmat “A Short Trip” i regjisorit Erenik Beqiri dhe “Bota Jonë” e Luana Bajramit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme