Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka treguar se për çfarë kanë diskutuar mbrëmë gjatë takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.
Kurti ka thënë se me Ramën duan të ndërtojnë sa më shumë ura bashkëpunimi, transmeton Klan Kosova.
“Me Ramën diskutuam për shumë çështje. Duam të ndërtojmë sa më shumë ura bashkëpunimi. Nuk duhet të kemi vetëm mbledhje qeverie por dhe zbatim të marrëveshjes”
Sa i përket mini-shengenit ballkanik, Kurti ka thënë “më ngjan më shumë si ide se sa projekt”.
Ai ka theksuar se është i angazhuar për dialog dhe arritje të fqinjësisë së mirë me Serbinë.
Kurti ndodhet në Tiranë pasi është i ftuar në samitin e paqes për Europën Juglindore.
Ky është parashikimi i motit për vikend
Raporti i KE: Ekonomia shqiptare vazhdon trendin e fortë të ...
Media rumune i quan gjeste të turpshme disa nga veprimet e f...
Ndërprerja e ndeshjes Rumani – Kosovë, Pacolli: Koret ...
Zelensky: Lufta do të përfundojë më shpejt me ardhjen e Trum...
Inspektorati i Punës kryen kontrolle në qendra të masazheve