Kandidati për Kryeministër të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, është takuar të premten me kreun e Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj.
Kurti, ish-kryetar i Vetëvendosjes, ka zhvilluar bisedime me Limajn, partia e të cilit është pjesë e një koalicioni të lidhur para zgjedhjeve me Partinë Demokratike të Kosovës dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, me shumë gjasë për mundësinë e një bashkëpunimi për formimin e qeverisë së re të vendit.
Burimet e Gazetës Express bëjnë të ditur se takimi Kurti-Limaj është zhvilluar në restorantin Amadeus, në lagjen Arbëria të kryeqytetit.
Kurti, partia e të cilit ka dalë e dyta në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit, ditë më parë ka ftuar të gjitha partitë që kanë siguruar pjesëmarrjen në Kuvendin e Kosovës, përveç PDK’së, që t’i bashkohen Vetëvendosjes në formimin e qeverisë së ardhshme të vendit.
Limaj, në anën tjetër, të enjten ka thënë se ai dhe partia e tij do të mbështesin kandidatin e koalicionit PDK-AAK-Nisma për kryeministër, Ramush Haradinaj, për aq kohë sa do të jetë mandatar për krijimin e qeverisë së re.
Abdixhiku thirrje mërgimtarëve për regjistrim për të votuar
Scholz: Akt i tmerrshëm i çmendur që të godet në zemër
Ferizaj triumfon ndaj Gjilanit, Prishtina dhe Malisheva ndaj...
Hapet konkursi i ri për specializime, 268 vende në 37 lëmi s...
KFOR zhvillon stërvitje në Pejë, simulohet një operacion eva...
Zjarr në Kuvendin e Seulit, evakuohen 500 persona