Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka takuar artistë, njerëz të kulturës e sportistë. me të cilët ka biseduar për programin e tij qeverisës në art e kulturë.
Kurti në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se me ide të mira e programe gjithëpërfshirëse, përcaktime të qarta dhe vullnet të paepur, do ta ndërtojnë shtetin për të gjithë.
“Sonte takova artistë, njerëz të kulturës e sportistë. Ishte mbrëmje shumë e këndshme. Në mesin e tyre ndjehesh më kreativ e me më shumë kondicion. Të dyja këto të domosdoshme për Qeverisjen tonë të mirë. Ju falemnderit të gjithëve që jeni pranë nesh.
Ne duam më shumë art në kulturë dhe më shumë art që bëhet kulturë. Duam edhe më shumë sport, sepse duam më shumë argëtim e shoqërim dhe më pak sëmundje e pasivitet.
Me ide të mira e programe gjithëpërfshirëse, përcaktime të qarta dhe vullnet të paepur, bashkë do ta ndërtojmë shtetin për të gjithë e do ta përparojmë shoqërinë e të gjithëve”, ka shkruar ai në Facebook.
https://www.facebook.com/albini2017/posts/716512295515324
Huliganët rumunë kanë hedhur gjësende të forta edhe policia ...
Zvicra ndalet nga Serbia, Spanja merr fitore të madhe në Dan...
Hyn në shtëpi vëllai i Xhenetës, ajo plas në vaj sapo e sheh
“E ka lënë nëna 1 vjeç” – Del klipi që trazoi shtëpinë
Thirrjet anti-Kosovë, kapiteni Rrahmani drejton bashkëlojtar...
I pandalshëm Ronaldo, 39-vjeçari realizon tjetër gol me Port...