Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është takuar sot me zyrtarët policor të cilët kanë mbajtur rendin dhe qetësinë në 2 pika të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, në Jarinë dhe Bernjakë.
Kurti me anë të një postimi në profilin e tij zyrtare në Instagram, ka theksuar se në atë takim ishte edhe zyrtari policor Besart Ahmeti, i cili para 16 vite është fotografuar gjatë protestave të Vetëvendosjes para 16 vitesh.
“Në zyren time në Kryeministri, sot prita ministrin e brendshëm dhe udhëheqës të lartë të Policisë së Kosovës. Në mesin e tyre ishte edhe Besart Ahmeti, të cilin e ritakova nga afër pas 16 vjetëve. Kapiteni Ahmeti ka udhëhequr profesionalisht policë të njësisë speciale në Bërnjak dhe ka zhvilluar shkëlqyeshëm negociata në terren atje. Nuk ia shtrënguam dorën njëri-tjetrit, për shkak të pandemisë”,ka shkruar Kurti. /arbresh.info/
Top 10 mesfushorët ofanzivë më të mirë në kampionatin zvicer...
IKSHPK-ja jep këshilla për parandalimin e infektimit me linë...
Putini i thotë Azerbajxhanit se mbrojtja ajrore ruse ishte e...
Hajrullahu: Pa digjitalizim, UP-ja nuk mund të ecë përpara
Kryetarit të Strugës i konfiskohet pasaporta
Florentino Perez ia refuzon kërkesën Kylian Mbappes për ta t...