Albin Kurti takohet me ambasadoren e Francës, Marie Christine Butel

23:50 | 12 Shkurt 2020
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Ambasadoren e Republikës së Francës, Marie Christine Butel.

Në një takim miqësor, Butel e uroi Kurtin për marrjen e detyrës dhe me këtë rast ia dorëzoi urimin e Presidentit francez, Emmanuel Macron.

Kurti nga ana e tij e njoftoi Ambasadoren për hapat e parë të Qeverisë së re, duke e njoftuar edhe me prioritetet kryesore të programit qeverisës.

Në takim u bisedua edhe për bashkëpunimin bilateral Kosovë – Francë, sidomos në përmirësimin e politikave në mbrojtje të ambientit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme