Albin Kurti skeptik për Gjykatën Speciale

22:38 | 30 Maj 2017
Arbresh.info

I nominuar për Kryeministër nga Vetëvendosje Albin Kurti në Magazina Zgjedhore ka folur edhe për gjykatën speciale.

“Unë jam skeptik për Gjykatën Speciale, edhe ata që e kanë menduar po e kanë problem që ta dizajnojnë”.

“Së shpejti bëhen dy vjet prej se ka filluar kjo çështje dhe mbase do të bëhen edhe shumë të tjera para se të fillojë puna e saj”.

“Qeveria e Vetëvendosjes do të ketë orientim shtetin e së drejtës, do ta shihni në muajt e parë se populli i Kosovës do t’i ketë shpresat në drejtësinë tonë e jo në gjykatën speciale, pas Tribunalit të Hagës, Unmikut e Eulexit që kanë bërë çfarë do që kanë dëshiruar me drejtësinë e Kosovës”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme