Albin Kurti shkakton të qeshura në Kuvend, thotë se qytetarët kanë, prandaj shpenzojnë

12:09 | 22 Shkurt 2022
arbresh.info

Kryeministri, Albin Kurti, ka shkaktuar të qeshura në mesin e deputetëve derisa ka prezantuar ‘logjikën’ e shpenzimit të qytetarëve.

Sipas tij, njerëzit kanë, prandaj edhe shpenzojnë, shkruan arbresh.info.

“Rritja e konsumit, rritja e shpenzimeve nuk do të ishte i  mundur nëse do të rriteshin varfëria, skamja. Pra, njerëzit shpenzojnë vetëm sepse kanë të shpenzojnë. Pra, nuk është e mundshme të shpenzosh, nëse nuk ke të shpenzosh. Është kundërthënie logjike. Por, ka edhe një arsye tjetër pse njerëzit shpenzojnë. Njerëzit nuk shpenzojnë vetëm se thjeshtë kanë, por njerëzit shpenzojnë kur besojnë se do të vazhdojnë të kenë. Ndryshe nuk shpenzojnë”, deklaroi Kurti.

Këto komente ai i bëri në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, derisa po i përgjigjej kritikave për vështirësitë me të cilat po ballafaqohen qytetarët shkaku i rritjes së çmimeve./arbresh.info/

Hoti kërkon rritjen e pagave, “mosveprimi po e rëndon gjendjen”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme