Albin Kurti, kandidati për kryeministër nga VV-ja, ka thënë se sikur para tri dekadave, e diela po i përsëritet sot.
Kjo pasi ai në mesditë ishte me bokserët Xhevdet Pecin, Mehmet Bogujevcin, Aziz Salihun, Fatmir Makollin e Beqir Berishën.
Ndërsa pasdite tha do të jetë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
“Ndoqa disa meçe në kuadër të edicionit të 21-të të Turneut Ndërkombëtar të Boksit “Adem Jashari”. Mu në këtë sallë të Pallatit të Rinisë dikur ngadhënjente Klubi i Boksit “Prishtina”, disa orë para se në fushën e blertë të ngadhënjete Klubi Futbollistik “Prishtina” me Vokrrin që shënonte. Mirupafshim sonte në ndeshjen Kosovë-Angli”, ka shkruar Kurti në Facebook.
https://www.facebook.com/albini2017/posts/731599334006620
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend