Google ADS

Albin Kurti refuzon ftesën e Avdullah Hotit për takim para nisjes në Uashington

11:10 | 17 Qershor 2020
Arbresh.info

Kryeministri Avdullah Hoti, në mëngjesin e sotëm ka bërë të ditur se u ka dërguar ftesë të gjithë liderëve politik në vend, për një takim mes tyre, para nisjes për në Uashington.

Partia që ka refuzuar këtë ftesë është ajo e Albin Kurtit.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i kësaj partie, Arlind Manxhuka, i cili ka thënë se kjo qeveri është e paligjshme dhe s’ka kredibilitet, andaj dhe nuk do të pranojnë ftesën e cila ende nuk është nisur në adresë të tyre.

“Kjo qeveri është e paligjshme. S’ka as kredibilitet e as legjitimitet. E, ftesa e saj për takimin e sotëm as nuk ka ardhur e as nuk ka pasur nevojë ta nisin”, ka shkruar Manxhuka në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme