Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti reagoi pasi gjykata ua vazhdoi paraburgimin aktivistëve të SKV-së.
“Universiteti i Prishtinës dhe studentët e profesorët e angazhuar politikisht, gjithnjë u kanë prirë ndryshimeve progresiste në historinë e Kosovës dhe kështu do të jetë sërish. Nuk ka burg e paraburgim, persekutim e izolim, që e ndal aktivizmin studentor”, shkroi Kurti në facebook.
Ai konstatoi se me vazhdimin e paraburgimit po frikësohen të rinjtë për të mos u marrë me politikë.
“Përpjekjet e pushtetit për të dëmtuar aktivizmin studentor dhe punën e SKV-së, përkojnë me qasjen e tyre të përgjithshme: ata duan t’i frikësojnë të rinjtë dhe t’i largojnë ata nga politika”, shkroi më tutje Kurti.
Lideri i Vetëvendosjes e dha edhe një arsye pse sipas tij aktivistëve të SKV-së dhe Vetëvendosjes iu vazhdua paraburgimi.
“Arrestimi i pakuptimtë i tyre, e sidomos mbajtja kaq e gjatë në paraburgim, e ka pamundësuar aktivizmin e këtyre studentëve mu në prag të zgjedhjeve studentore në Universitetin e Prishtinës që do të mbahen në datën 15 maj”, vijoi Kurti postimin e tij.
Aktivistët e Organizatës Studentore për Barazi- Studim, Veprim, Kritikë, u arrestuan më 13 prill, natën kur po festonin tetëvjetorin e themelimit.
Policia tha se kishte gjetur gjëra të paligjshme në Parkun e Prishtinës ku po festohej themelimi i SKV-së, ndërsa aktivistë të kësaj organizate studentore mohuan pretendimet e policisë.
28 Nëntori, Konjufca bën homazhe në Prekaz e Boletin
‘Sulme masive’ në sektorin energjetik të Ukrainës, thotë min...
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimet e yjeve
Parashikimi i motit për sot
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...