Albin Kurti qëndron sot në Gjakovë e Pejë, takim edhe me studentët në Prishtinë

09:00 | 30 Maj 2017
Arbresh.info

Udhëheqësit dhe kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje do tu bëjnë vizitë fabrikave “Metaliku” dhe “Elektromotori” në Gjakovë sot në ora 11:30.

Ata do tu bëjnë vizitë edhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në këtë qytet në ora 12:30, shkruan arbresh.info.

Pas Gjakovës, udhëheqësit dhe kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje organizojnë ecje në Çarshinë e Gjatë në Pejë duke filluar nga ora 13:45.

Në këtë qytet, në ora 14:30 ata do të zhvillojnë një vizitë në Fabrikën e Mjaltit “Gruda” në Pejë, ndërkaq në ora 15:00 zhvillojnë një vizitë në Fabrikën e lëngjeve “Bibita” në Pejë.

Pas Gjakovës dhe Pejës, udhëheqësit dhe kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje organizojnë tubim në Qendrën e Studentëve në Prishtinë në ora 19:00./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme