Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka prezantuar një aderim të re në partinë e tij. Një vajzë me emrin Vlera Gjakova është “përforcimi” i ri për partinë Kurtit.
“Vlera Gjakova sot na u bashkua në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Ajo vjen nga Shkupi ku shkollën fillore dhe të mesme i ka kryer në gjuhën shqipe, turke e maqedone dhe më pas atje i ka përfunduar edhe studimet universitare për gazetari e ekonomi.
Tash në Selanik të Greqisë po studion për filozofi në universitetin shtetëror “Aristotelis”. Si aktiviste e të drejtave të njeriut dhe atyre civile, si feministe dhe publiciste, anëtarësimi i Vlera Gjakovës në Lëvizjen tonë na e shton energjinë dhe dijen për punët e aktivitetet që na presin drejt fitoreve të reja” shkruan Kurti në Facebook./
Gripi sezonal rrit numrin e pacientëve në kryeqytet
Vjedhje në një argjendari në Prizren, policia jep detaje
Rikthim sensacional i Milanit ndaj Interit, fiton Superkupën...
Yamal ftohet për ndeshjet e Superkupës së Spanjës
Leo dërgon në nominim kokë më kokë Drilonin dhe Gjestin
24 janar finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova 3