Albin Kurti prezanton 8 aderime të reja në Vetëvendosje

21:51 | 13 Qershor 2019
Arbresh.info

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka njoftuar se në Lëvizjen Vetëvendosje sot kanë aderuar siç thotë ai, shtatë inxhinierë dhe një skulptor.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ndërsa ka treguar emrat e tyre dhe shkollimin, Kurti ka thënë se me të rinjtë e shkolluar që e duan studimin dhe punën po e zgjerojnë Lëvizjen./Arbresh.info

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të Kuriti:

Shtatë inxhinierë të rinj dhe një skulptor u anëtarësuan sot në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Me të rinjtë e shkolluar që e duan studimin dhe punën po e zgjerojmë Lëvizjen që t’i ndihmojmë Kosovës. Ata janë:

Zgjim Bajraktari nga Suhareka, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike në UP, drejtimi i Komunikacionit dhe Transportit.

Artrit Dili nga Prishtina, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në UP, drejtimi i kompjuterikës, me profesionin programer softueri.

Ledjon Behluli nga Suhareka, Master nga Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në UP, drejtimi i elektronikës, me profesionin programer softueri.

Ardian Buzhala nga Suhareka, Master nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike në UP, drejtimi i komunikacionit.

Ramush Murati nga Gjilani, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike në UP, drejtimi i komunikacionit, student në Master, me profesionin inxhinier i KTA-së.

Gazmend Krasniqi nga Malisheva, Akademia e Arteve në UP, drejtimi i skulpturës.

Artan Krasniqi nga Malisheva, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, drejtimi Termoenergjetikë-Termoteknikë, student në Master.

Ermal Masurica nga Dardana (Kamenica), Fakulteti i Makinerisë në UP, drejtimi i komunikacionit, student në Master, me profesionin inxhinier i KTA-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme