Google ADS

Albin Kurti pret që edhe “vrasësit” e Mon Balaj dhe Arben Xheladini të gjykohen në mungesë

11:10 | 26 Prill 2021
M. A.

Deputeti i PDK-së, Fadil Nura, e ka pyetur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, se a e ka pyetur në takim përfaqësuesin Special të UNMIK-ut, Zahir Tanin për vdekjen e Mon Balaj dhe Arben Xheladinit.

“Zotëri Kryeministër krahas prioriteteve a shtruat çështjen e përgjegjësisë për vrasjen e Mon Balaj dhe Arben Xheladinit, nëse po cila ishte përgjigja e tij”, ishte pyetja e Nuraj.

E Kurti në përgjigjen e tij tha se me UNMIK-un duhet të flasim kur të fillojë hetimet Prokuroria Speciale.

“Me UNMIK-un konsideroj se duhet të flasim pasi prokuroria jonë të filloj hetimet  për vdekjen e Mon Balaj dhe Arben XHeladinaj, qoftë edhe në gjykim në mungesë të atyre atyre kriminelëve që kanë vrarë aktivistët tanë”, tha Kurti në Kuvend.

Kurti tha se ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu  i ka shkruar direkt Rumanisë për këtë çështje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme