Albin Kurti përmes Facebook-ut “kërcënon” Serbinë

12:13 | 3 Mars 2020
arbresh.info

Kryeministri, Albin Kurti, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit të diplomacisë serbe në lidhje me fushatën kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Sipas tij, vendimit për tarifën, qeveria serbe po i përgjigjet me intensifikim të fushatës së çnjohjeve së pavarësisë së Kosovës, shkruan arbresh.info.

Ai shton se do të shqyrtojë me kujdes situatën e krijuar dhe do të veproj konform interesave të Republikës dhe qytetarëve të saj.

Deklarimi i tij i plotë në Facebook:

Vullnetit tim të mirë, për heqjen e pjesshme të tarifës në lëndën e parë që importohet nga Serbia, në mënyrë që të krijohen kushtet për rifillim të dialogut dhe të ndërtimit të marrëdhënieve konstruktive të bashkëpunimit, qeveria serbe po i përgjigjet me intensifikim të fushatës së çnjohjeve së pavarësisë së Kosovës.

I bëj thirrje Serbisë zyrtare që ta ndalë këtë ofensivë dhe të heqë dorë nga politikat destruktive ndaj Kosovës dhe shtetësisë së saj. Po ashtu, do të kërkoj nga faktorët relevantë ndërkombëtarë, në radhë të parë ShBA-të dhe BE-ja, si ndërmjetësues në procesin e dialogut, ta shtojnë trysninë mbi Serbinë që ta ndërpresë politikën armiqësore ndaj Kosovës.

Ne kemi treguar qartë se e kemi vullnetin për marrëdhënie korrekte e normale me Serbinë. Mirëpo nuk mund të lejojmë që ky vullnet i yni të nëpërkëmbet.

Si kryeministër i Kosovës do të shqyrtoj me kujdes situatën e krijuar dhe do të veproj konform interesave të Republikës dhe qytetarëve të saj./arbresh.info/

Konjufca i përgjigjet Daçiqit: Sierra Leone nuk e ka tërhequr njohjen e Kosovës

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme