Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në akademinë përkujtimore për Nexhmije Pagarushën ka thënë se Kosova ka humbur anëtaren më të dashur dhe më të çmuar.
Ai ka shtuar se arti e muzika kanë humbur ikonën e tyre, shkruan arbresh.info.
“Jemi mbledhur këtu për t’i thënë lamtumirë një gruaje e cila ishte simbol i muzikës, teatrit e filmit. Muzika dhe arti bashkë kanë humbur ikonën e tyre ndërsa kombi ynë ka humbur anëtaren më të dashur dhe më të çmuar”, ka thënë Kurti.
I pari i Qeverisë së Kosovës ka shtuar se Pagarusha u bë gruaja nga fshati që sfidoi paragjykimet e pasuroi kulturën e kombit.
“Nexhmija ishte një vajzë nga fshati, larg kryeqytetit ku jetonin e vepronin njerëzit e artit por ajo u bë gruaja nga fshati që sfidoi paragjykimet dhe pasuroi kulturën e qytetit e të mbarë kombit”, ka thënë Kurti./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...