“Albin Kurti nuk është ‘baba’ i Vetëvendosjes”

19:33 | 7 Shkurt 2018
Arbresh.info

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Fitore Pacolli ka thënë se të pakënaqurit që janë larguar nga VV-ja, janë pak në krahasim më numrin e aktivistëve që janë pjesë e kësaj lëvizje.

“Ne po vazhdojmë çdo ditë punën tonë dhe se kemi aktivitete të përditshme. Ata ndoshta mund të duken se janë shumë, sepse janë figura publike, por në VV, ka edhe qindra aktivistë tjerë”, ka thënë Pacolli, në një intervistë për Telegrafin.

Sipas saj, VV-ja është e hapur për të gjithë që pajtohen me programin e saj, duke shtuar se edhe vet kryetari aktual i kësaj lëvizje ka bërë thirrje që të kthehen të larguarit.

“E rëndësishme të theksohet është se Kurti ju ka bërë thirrje para zgjedhjeve të diskutojnë pse jo edhe të garojnë. Kishim një shans të kemi dy ose tre kandidatë, në një garë të mirë demokratike si kandidatë të ndryshëm. Pse nuk u prezantuan asnjëherë ato ide dhe metoda ndryshe, të cilat thuheshin nga të pakënaqurit dhe të mateshin me votë te aktivistët”, ka thënë Pacolli.

Ajo më tutje ka thënë se Albini nuk është “baba”, por që sipas saj, lideri i VV-së është prej njerëzve që diskuton me aktivistët për temat e ndryshme.

Pacolli ka theksuar se ish – sekretari organizativ i VV-së, Dardan Molliqaj ka pas ndikim të jashtëzakonshëm në VV, ku përmes punësimeve dhe avancimeve ka shkaktuar përçarje në mes aktivistëve. Prej një sekretari organizativ, u bë njëri prej deputetëve të VV-së.

https://www.facebook.com/telegraficom/videos/2068720356477663/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme