Albin Kurti niset për në stadium me shallin e Ballkanit: “Kemi nevojë edhe për këto tre pikë”

20:41 | 13 Tetor 2022
K.B

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka publikuar një video para ndeshjes shumë të rëndësishme të Ballkanit ndaj Sivassporit në Ligën e Konferencës.

Kurti u shfaq në veturë dhe me shallin e kampionit të Kosovës, Ballkanit, duke uruar për fitore dhe tri pikë të rëndësishme.

“Trajneri ju mbikëqyr e ne tifozët do t’ju kqyrim sonte nga tribunat e stadiumit ‘Fadil Vokrri’. Shihemi në ora 21:00 në këtë ndeshje shumë të rëndësishme për Kosovën e për Ballkanin, për spektakël në fushë nuk kam dyshim, për përkrahje në tribuna mos keni merak. Kemi nevojë edhe për këto tri pikë. Forca Djema”, tha Kurti. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme