Albin Kurti ngushëllon familjen Daci

19:28 | 26 Janar 2019
A. B.

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka shprehur ngushëllime familjes Daci për humbjen tragjike të djalit të tyre, Arianit sot në Brezovicë.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se ky është një lajm i trishtë për gjithë opinionin.

Ai ka shprehur ngushëllimet e tij të gjithë familjarëve dhe miqve të Dacit.

Postimi i Kurtit në Facebook:

Mora vesh lajmin e trishtë të vdekjes së Arian Dacit prej një aksidenti natyror, një orteku të borës në Brezovicë. Arian Daci ishte zv. ministër në qeverinë e Kosovës dhe djali i kryetarit të AShAK-ut, z.Nexhat Daci. I shprehim ngushëllimet tona për familjen e tij, miqtë e të afërmit, si dhe bashkëpunëtorët e tij, për këtë humbje në moshë kaq të re.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme