Albin Kurti në pushtet momentumi më i përshtatshëm për finalizimin e dialogut me Serbinë

10:00 | 10 Prill 2021
L G

Ndonëse dikur ishte ai që bënte protesta karshi çdo marrëveshje të nënshkruar mes Kosovës e Serbisë, tash me ardhjen e tij në pushtet të Albin Kurtit, rrethanat po shihen si favorite që marrëveshja përfundimtare me Serbinë të arrihet.

Por, Shkodran Ramadani, njohës i çështjeve politike në vende, ndonëse thotë se tashmë ka mundësi për arritjen e një marrëveshje përfundimtare, nuk e përjashton mundësin që Kurti të dërgojë vendin në zgjedhje në momentin final të marrëveshjes.

“Duke e dit karakterin e tij do të ishte e mundshme që t’i përdorë zgjedhjet si një referendum për legjitimim të marrëveshjes me Serbinë. Nuk mund të përjashtohet një mundësi e tillë tu e pas parasysh profilin e tij. Kurti është i vetmi lider që do të mund të kalonte një marrëveshje të tillë pasi ka vota të popullit. Tash kur o’ në pushtet pasi s’do të ketë as një opozitë kredibile, që do ta kundërshtonte këtë marrëveshje”.

Sipas tij në rrethana tjera arritja e marrëveshjes përfundimtare do të ishte e vështirë me Kurtin në opozitë.

“Pra më Kurtin në pushtet është mundësia më e madhe të arrihej ajo marrëveshje”, shprehet Ramadani për arbresh.info.

Se Kurti është personi i duhur që t’i japë fund bisedimeve disa vjeçare mes Kosovës e Serbisë, e thotë edhe Fatmir Shehollit.

Më Kurtin në pushtet sipas tij kjo do të jetë më e lehtë.

“Lidhur me qëndrimin e kryeministrit Kurti rreth marrëveshjes finale me Serbinë unë mendoj që kryeministri është më mirë të krijoj ekip të përbashkët me opozitën dhe marrëveshja finale të jetë produkt i të gjithëve. Konsideroj që zotëri Kurti ka fituar votën e popullit që të përshpejtojë proceset”.

Kujtojmë se shkak i zgjedhjeve në Kosovës, takimet mes palës Kosovare e Serbe më ndërmjetësim të Bashkimit Evropian janë ndërpre.

Arritja më e madhe nga këto takime ishte marrëveshja e shtatorit në Shtëpinë e Bardh e në prani të ish-presidentit Donal Trump.

Në atë kohë kur Avdullah Hoti ishte shef i ekzekutivit marrëveshja e arritur ishte ekonomike.

Tash me ardhjen e Albin Kurtit në pushtet, sinjalet nga ndërkombëtarët për rifillimin e dialogut dhe për arritjen e një marrëveshje përfundimtare vetëm se kanë filluar.

E pritet të shihet nëse Albin Kurti do të jetë ai që do të hedhë firmën përfundimtare nga Kosova për përmbyllje të një marrëveshje përfundimtare me Serbinë./V.Selimi/arbresh.info/

Të ngjashme