Albin Kurti merr urime për detyrën e re nga Lidhja Demokratike në Mal të Zi

14:57 | 27 Mars 2021
L G

Kryetari i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, Saubih Mehmeti ka uruar Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit, për formimin e institucioneve qeverisëse dhe zgjedhjen e tij në detyrën e Kryeministrit të Kosovës.

I bindur në angazhimin dhe suksesin e kryeministrit Kurti përballë sfidave me të cilat do të ballafaqohet, kryetari Mehmeti ka thënë se presin intensifikim të bashkëpunimit institucional dhe qasje serioze ndaj çështjes së shqiptarëve në Malin e Zi.

Rruga e një kryeministri të Kosovës për Podgoricë duhet të kalojë patjetër nga Ulqini, Tuzi, Plava, Gucia e Rozhaja, ka përmbyllur letër urimin kryetari i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi./arbresh.info/

Të ngjashme