Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, dhe Sekretari për Marrëdhënie me Jashtë, Boiken Abazi, po marrin pjesë si të ftuar, bashkë me shumë delegacione të tjera ndërkombëtare të partive socialdemokrate, në punimet e Kongresit të 78 të Partisë Socialiste të Francës që po mbahet këtë fundjavë në Aubervilliers, Paris.
Kongresi do të shpalosë raportet e aktiviteteve, të vendosë për linjat e reja të orientimit politik të partisë, të diskutojë mbi rilindjen e së majtës evropiane si dhe do të prezantojë rezultatet e zgjedhjeve të brendshme për Sekretar të Parë, që kanë nxjerr fitues z. Olivier Faure. Lëvizja Vetëvendojse i uron suksese z. Faure në drejtimin e Partisë Socialiste të Francës.
Me përfundimin e punimeve të Kongresit, ditën e hënë, në ora 10:00, Kryetari Albin Kurti do të mbajë edhe një prezantim publik në Paris në Fondacionin “Jean Jaurès” mbi situatën politike dhe ekonomike në Republikën e Kosovës.
Hajrullahu: Pa digjitalizim, UP-ja nuk mund të ecë përpara
Kryetarit të Strugës i konfiskohet pasaporta
Florentino Perez ia refuzon kërkesën Kylian Mbappes për ta t...
Aktorët e Teatrit Kombëtar që 40 ditë në grevë
Osmani hap dyert e Presidencës për fëmijët, i quan udhëheqës...
“Shkodra Elektronike” në Podcast me Ramën: Fitor...