Albin Kurti mbledhë Kryesinë e Vetëvendosjes

17:48 | 2 Qershor 2020
Arbresh.info

Në Lëvizjen Vetëvendosje momentalisht po mbahet mbledhje e kryesisë së partisë, raporton T7 nga vendi i ngjarjes.

Në selinë qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje, raportohet se është parë duke hyrë edhe kryeministri në detyrë e shefi i kësaj partie, Albin Kurti.

Gjithashtu, siç raporton televizioni, në mbledhje po marrin pjesë edhe anëtarët tjerë të kryesisë.

Kjo mbledhje po mbahet një ditë para seancës së Kuvendit, që është thirrur për të votuar qeverinë e re në krye me Avdullah Hotin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme