Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti,përmes një konference për medie ka kërkuar urgjentisht të krijohet një komision parlamentar për hetimin e Demarkacionit, shkruan arbresh.info.
Kurti, madje ka shtuar se Vetëvendosja që sot do të filloj me mbledhjen e nënshkrimeve për këtë iniciativë.
“Kuvendi i Republikës së Kosovës duhet urgjentisht të formojë Komisionin Hetimor Parlamentar ku do të shqyrtohet çështja e demarkacionit me Malin e Zi. Lëvizja Vetëveodjse qysh sot fillon me mbledhjen e nënshkrimeve për këtë iniciativë . Ne këtë qëndrim tonin e kemi titulluar “Mashtrimi nuk kalon”,ka thënë ai.
Ai ka deklaruar se për Lëvizjen Vetëvendosje kjo deklaratë është e papranueshme.
“Për Lëvizjen Vetëvendosje kjo deklaratë është e pa pranueshme sepse është e padrejtë dhe mashtruese. Së pari teksti i kësaj deklarate nuk është dashur të nënshkruhet pa njoftimin, dijeninë dhe diskutimin e institucioneve të Kosovës. Shteti i pavarur i Kosovës është Republikë Parlamentare . Së dyti kjo deklaratë konfirmon marrëveshjen e 26 gushtit 2015 të nënshkruar në Vjenë. Janë 205 mijë nënshkrime në peticionin e vjeshtës të vitit 2015 në kundërshtim të kësaj marrëveshje “, ka thënë ai.
Sipas tij, kjo deklaratë ndryshe është në gjuhën shqipe e në atë angleze.
Deklarata Thaçi dhe Vujanoviq është mashtrim . Lëvizja Vetëvendosje dëshiron dhe synon marrëveshje të drejtë dhe të vërtetë me Malin e Zi . Ne angazhohemi për marrëdhënie s amë të mira me Malin e Zi me të cilin ndajmë përkushtimin për integrimin në Bashkimin Evropian dhe në NATO. /arbresh.info/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit