Siç ka thënë Kurti, gjatë bombardimeve të NATO-s, kur ishte shumë i ri, Enveri e kishte babain në burg të Serbisë kurse me gjithë familjen e deportuan në Shqipëri.
“Mirëpo, ai menjëherë u mobilizua në radhët e UÇK-së në Kukës dhe hyri në luftë në Koshare. 12 vjet më vonë bie dëshmor në Kosovën e shpallur të pavarur”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Kurti gjithashtu ka përkujtuar edhe se babain e tij e kishte takuar në burgun e Pozharevcit.
“U stepa kur e pashë në televizor në krye të radhës së familjarëve që prisnin për ngushëllime. Ia kishin vrarë djalin, Enverin. Pranë arkivolit të të birit përshëndetej me policët e shumtë të cilët e kishin humbur kolegun më të mirë e më trim të tyre”.
Postimi i plotë i Kurtit:
Kishte kohë që nuk e kisha takuar Rremën, siç e thërrisnim Muharrem Zymberin në burgun e Pozharevcit.
U stepa kur e pashë në televizor në krye të radhës së familjarëve që prisnin për ngushëllime. Ia kishin vrarë djalin, Enverin.
Pranë arkivolit të të birit përshëndetej me policët e shumtë të cilët e kishin humbur kolegun më të mirë e më trim të tyre.
Shtatë vjet më vonë shënojmë edhe një përvjetor të vdekjes së policit dëshmor, Enver Zymberit, i cili u vra nga kriminelët serbë në veri të Kosovës. Enver Zymberi është hero i integritetit të Kosovës.
Gjatë bombardimeve të NATO-s, kur ishte shumë i ri, Enveri e kishte babain në burg të Serbisë kurse me gjithë familjen e deportuan në Shqipëri.
Mirëpo, ai menjëherë u mobilizua në radhët e UÇK-së në Kukës dhe hyri në luftë në Koshare. 12 vjet më vonë bie dëshmor në Kosovën e shpallur të pavarur.
Qeveritë e Kosovës e kanë lejuar sundimin e strukturave kriminale të Serbisë në veri. Madje, ato edhe kanë dialoguar e bashkëpunuar me to: prej kontrabandës që zhvillohej në veri të vendit e deri te formimi i koalicioneve qeverisëëe në Prishtinë.
Janë të njëjtit pushtetarë që sot nuk kanë vija të kuqe për Serbinë dhe nuk skuqen për zhvatjet e tyre në Kosovë.
Ata nuk e respektojnë as dëshmorin e as qytetarin e Kosovës, prandaj nuk mund ta përfaqësojnë Kosovën.
I përjetshëm qoftë kujtimi dhe lavdia e dëshmorit, policit të Republikës së Kosovës, Enver Zymberit!
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...