Google ADS

Albin Kurti: Kryeministri ka bërë marrëveshje me Serbinë para se të votohet grupi negociator

14:19 | 17 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një konferencë për media ka folur për një marrëveshje të pretenduar të kryeministrit me Serbinë.

“Në adresë të selisë qendrorë përkatësisht timen si kryetar, na ka ardhur një amrrëveshje 30 faqe nga kryeministri i Kosovës, si marrëveshje gjithpërfshirëse siç e parasheh ai midis Kosovës dhe Serbisë. Materialin Haradinaj na e solli në gjuhën angleze, që qartazi nuk e kishte me neve por me ambasadorët e Quintit. Në këtë material 30 faqesh flitet për parime, por qasja është jo parimore. Fjala reciprocitet nuk figuron askund në këto 30 faqe. Është një qasje e gjuhës së ndërmjetësuesit dhe nëse do ta kisha lexuar pa autorin në letrën e parë do të kisha menduar që këtë material e ka shkruar ndonjë shtet që nuk na njeh neve e as pavarësinë e Kosovës se lërë më këtë do ta bëjë pavarësia e Kosovës. Më shumë se 100 pika fillojnë me shprehjen palët por në përmbajtje shumica i adresohen Kosovës e vetëm disa sosh butësisht Serbisë.”, ka thënë Kurti, raporton arbresh.info.

Sipas tij dokumenti në fjalë është bërë një ditë para se të votohet delegacioni për dialogun.

“Ai dokument parasheh themelimin e një morie trupash, komisionesh e ekipesh të përbashkëta me Serbinë që në fakt e regjitiminon praninë e Serbisë në Kosovë. Si mund të bëhet që të shtunën të votohet një grup negociator i Qeverisë dhe i cili thuhet se do ta përpiloj platformën për dialog me Serbinë, kur Qeveria tashmë na e ka sjellur platformën përfundimtare. Qeveria e Kosovës me këtë qasje është në një lloj kaosi ‘sui generis’.  Ne letrën e kryeministrit thuhet se çështjet e hapura mes Kosovës dhe Sersbisë do të përfundojnë me njohjen reciproke. Pra njohja në fund, ky është shërbim i madh për Serbinë, ndërsa kjo është kërkesa jonë e parë sepse në fund duam vetëm ulësen në OKB. Mirëpo kë të njohje reciproke e kishte vetëm për liderët.Kur thuhet njohja nuk thuhet e pavarësisë, por e ndërsjellë, mirëpo asgjë brenda nuk ka të bëjë me reciprocitetin. Në këtë material nuk përmenden askund shqiptarët në Preshevë, Medvegj, e Bujanoc. Me këtë duket se pas demarkacionit me Malin  e  Zi, kryeministri po e pranon edhe Zajednicën.”, është shprehur ai duke shtuar se kjo marrëveshje që e dëshiron Haradinaj me Serbinë, merret me serbët dhe kthimin e tyre në Kosovë.

“Me këtë marrëveshje të Kryeministrit që duket si një pako e Ahtisarit plus plus, duket që e ka shkruar si dikush që se njeh pavarësinë e Kosovës. Shkëmbimit të territoreve nga Thaçi, Haradinaj dëshiron t’i hakmerret me asociacionin që është si bosnjizim I Kosovës. Që të dy janë të papranueshëm”, ka theksuar ai./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme