Google ADS

Albin Kurti krahason Skënderbeun me Napoleonin

21:46 | 2 Mars 2021
L G

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka krahasuar heroin kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeun me Perandorin e Francës, Napoleon Bonaparti.

Kurti, gatë një tribune të organizuar sonte në platformën online Zoom, me rastin e 577-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës, tha se numri i biografive për Kastriotin është i krahasueshëm vetëm me numrin e biografive të Napoleonit.

“Numri i biografive për Gjegj Kastriotin-Skenderbeun të shkruara ngado në botë, gjithandej epokave prej kur ai jetoi dhe veproi, është i krahasueshëm vetëm me numrin e biografive të Napoleonit. Pra, duhet të ndjehet që në shkollat e mesme se personazhi historik i Gjergj Kastriotit -Skenderbeu, është një ndryshore për historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare e diplomacisë, për historinë e mënyrës së jetesës dhe për atë të strategjive të luftës”, ka thënë Kurti./arbresh.info/

Të ngjashme