Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka thënë se Kosova gjendet në një gjendje të vështirë të energjisë elektrike, shkruan arbresh.info.
Sipas tij kontrata me Contour Global për energji do të jetë fitimprurëse vetëm për këtë kompani dhe jo për Kosovën, duke shtuar se qytetarët e Kosovës do të punojnë për këtë kompani e jo kjo kompani për qytetarët e Kosovës.
“Kjo qeveri nuk e di se çka do të bëjë as ne 20 javët e ardhshme. Kontrata me Bechtel Enka qe na i fshiu miliona kurrë nuk u bë publike. Jo vetëm çmimi i energjisë donte rritet por edhe blerja pa limit e çmimit të prodhuar na tregojnë për një projekt rrënues qe merr çdo gjë nga Kosova”, tha ai.
Sipas tij, Qeveria e Kosovës nuk ka një vizion për ndërtimin e termocentraleve.
“Qeveria e Kosovës nuk ka një vizion ku ndërtimin i termocentraleve te reja nuk ekziston kurrfarë ndërlidhje mes kapaciteteve te energjisë ne Kosovë. Askush nga zyrtaret nuk mund ta shpjegoj pse Kosova nuk mund ta ndërtoj termocentralin ne një prone publike”, tha ai.
Ai bëri thirrje që të mos votohet kurdo që kjo marrëveshje të vie në Kuvend./arbresh.info/
Horoskopi, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Kurti merr pjesë në përurimin e rrugës Nacionale N2 Prishtin...
Sot seanca e përbashkët plenare mes Kosovës dhe Shqipërisë
Moti sot i vranët dhe me shi
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...