Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka zhvilluar një video-konferencë me ekonomistin e njohur të Universitetit të Kembrixhit, Ha-Joon Chang.
Ai në këtë takim virtual ka folur për çështjet e zhvillimit ekonomik, ky thotë se profesori i ekonomisë do t’i ndihmojë VV-së për programin dhe planin e Qeverisjes Alternative, shkruan portali arbresh.info.
“Në kuadër të përgatitjes së programit dhe planit të Qeverisjes Alternative, sot kam pasur nderin për të mbajtur një takim virtual me një prej mendjeve më të ndritura të botës akademike për çështjet e zhvillimit ekonomik, profesorin Ha-Joon Chang nga Universiteti Cambridge në Mbretërinë e Bashkuar. Ky profesor do të na ndihmojë për programin dhe planin tonë të Qeverisjes Alternative”, shkruan Kurti.
Tutje ish kryeministri në këtë bisedim me Chang ka folur edhe për planin e Qeverisë për të lejuar tërheqjen e 10% të shumës nga Trusti i Kursimeve Pensionale.
“Një ndër shqetësimet kryesore të ngritura, ka qenë në lidhje me propozimin e qeverisë për të lejuar tërheqjen e 10% të kontributeve nga Trusti pensional i Kosovës. Sipas profesorit Chang, ky propozim është po aq i rrezikshëm sa është edhe i pakuptimtë. Sipas vlerësimit të tij, një politikë e tillë jo vetëm se do të dështojë të ndihmonte pikërisht ata qytetarë që kanë më së shumti nevojë për mbështetje në këtë kohë pandemie, por edhe do t’i rrezikonte seriozisht kursimet pensionale të brezave të ardhshëm”, thotë ai./arbresh.info/
Space X lanson edhe një raketë testuese
Lautaro Martinez barazon rekordin e golave të Maradonës për ...
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
“Isha shtatzënë kur u preka me tumor, humba edhe shikimin”/ ...
Anisa qan sërish, Lela i qëndron pranë
Zhduket një 36-vjeçare në Korçë, detajet e para