Albin Kurti ka marrë mbështetjen e dhjetë deputetëve nga komunitetet joshumicë

10:56 | 24 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Pretendenti kryesor për kryeministër, Albin Kurti, bashkë me disa deputetë të zgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje, ka takuar deputetët e zgjedhur nga komunitetet joshumicë në Kosovë, përveç atyre serbë.

“Të gjithë deputetët e komuniteteve joshumicë, edhe një herë shprehën mbështetjen për Qeverinë Kurti dhe diskutimi u fokusua në të mirën e përgjithshme, në projektet që përmirësojnë jetën e të gjithë qytetarëve, në mbështetje të atyre që kanë më shumë nevojë e në ketë mënyrë në të mirën e secilit”, e citon rtk deputeten Arbërie Nagavci, pas takimit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme