Duket se kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti nuk do të arrijë t’i pajtojë dy grupet e ndara tashmë në Lëvizjen Vetëvendosje, shkruan portali arbresh.info
Në homazhet e bëra sot para pllakës përkujtimore për aktivistët e vrarë në protestën e 10 shkurtit 2017 është vërejtur çarja në Vetëvendosje.
Kjo pasi që kryetari i kësaj partie Albin Kurti ka injoruar Shpend Ahmetin, duke e lënë në turmën e mbledhur në distancë.
Në të vetmin rast kur ata shkëmbyen dy-tri fjalë ishte gjatë kohës së vendosjes së kurorës me lule.
Të pranishëm në këto homazhe nuk ishin pjesa e pakënaqur e VV-së, Dardan Molliqaj, Aida Dërguti, Fisnik Ismaili, Donika Kadaj-Bujupi.
Është përfolur kohëve të fundit se krahu Molliqaj do të formojnë një parti më vete, por deri tani nuk ka asgjë zyrtare./Arbresh.info/
Hamza: Më shumë të ardhura për secilin, më shumë vende pune ...
Arrestohet një person në Mitrovicë për armëmbajtje pa leje
Arrestohet një person në Prishtinë, në shtëpi iu gjetën 20 q...
Zhegrova zgjedhet në formacionin e vitit në Ligue 1 nga tifo...
Kroacia mban zgjedhjet presidenciale
Sara i vendos një maskë Drilonit, Gresa e ngacmon